No menu items!

QKUK jep detaje për gjendjen e të lënuduarve nga aksidenti në Veternik: Njëri në gjendje të rëndë

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Veternik.

Lidhur me gjendjen e të plagosurve ka dhënë detaje Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës.

Në njoftimin e QKUK’së, thuhet se njëri nga të lënduarit  është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transferuar për trajtim të mëtejmë në Mjekimin Instensiv Qendror, raporton Express.

Dy të aksidentuar të tjerë po vazhdojnë trajtimin mjekësor, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torkale dhe tjetri në atë të Neurokirurgjisë, derisa një person pas ndihmës dhe trajtimit emergjent mjekësor është liruar për në shtëpi.

Edhe përkundër përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, njëri nga të aksidentuarit që ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Një i vdekur e katër të lënduar nga aksidenti në Veternik, Policia jep detaje

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.