Sot në Prishtinë ka ndodhur një ngjarje dramatike, ku Bilall Kqiku, i kërkuari për vrasjen në Kolovicë, është hedhur nga kati i katërt i një ndërtese në tentativë për t’i ikur Policisë së Kosovës.
Si pasojë e hedhjes, Kqiku ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Burime të Raporto24 nga brenda QKUK-së konfirmojnë se ai ka shumë fraktura dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Aktualisht, ai është në kujdes intensiv në Klinikën Emergjente.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë praninë e shtuar të policisë me armë të gjata brenda dhe jashtë QKUK-së, ndërsa masat e sigurisë janë forcuar për të kontrolluar situatën./Raporto24/