Ditë më parë “Raporto24”, raportoi lidhur me një status të anëtarit të Kuvendit të Odës së Infermierëve të Kosovës, Enlirat Duraku, të cilin e shoqëroi me një foto të ushqimit që servohet në QKUK, e që lë shumë për të dëshiruar, shkruan Raporto24.
Ai ndër tjera ka shkruar se “Është dita e 9-të prej kur jam duku u trajtuar ne Kliniken e Gastroenterologjise nga Kolecistis akuta dhe Pankreatitis acuta i fazës së herëshme, ndërsa nën urdhëra strikte që nuk guxoj në asnjë mënyrë të përdorë ushqim që përmbanë yndyrëra. Pavarsisht kësaj tash e 4 ditë që më ë shtë lejuar të ushqehem lehtë dhe ngapak, secili racion më vie i mbushur me yndyrëra me bollëk, madje edhe qumshti dhe jogurti me yndyrë 3.2”, ka shkruar Duraku.
Ai më tej ka thënë se “Personalish, deri sot kam porositur ushqimin pa yndyrë, prej sot nuk kam mundësi buxhetore, ndërsa në dikush ka nderë dhe fyrytrë dhe është i sinqertë në atë që bënë përveq përfitimit nga tenderet, do e rregulloj këtë problematikë madhore e cila po e dëmton edhe më tej shëndetin e pacientëve dhe ekonominë familjare ashtu të brishtë të tyre”.
Lidhur me këtë Raporto24 ka dërguar pyetjet në adresë të QKUK-së, e për të cilat ka marrë përgjigje nga Sektori i Ushqimit dhe Servimit në QKUK.
Derisa Raporto24 është interesuar të dijë se cila është kompania që ka fituar tenderin për furnizim me ushqim në QKUK, ata kanë thënë se “Janë disa kontrata të ndryshme të klasifikuara sipas grupeve të ushqimeve dhe të lidhura nga AQP (Agjencia Qendrore e Prokurimit) Pra, janë disa kompani dhe të gjitha kontratat janë të lidhura nga AQP.
Pra, ne furnizohemi me produkte bazë nga kontratat e lidhura nga AQP, dhe pastaj ne i përgatisim ushqimet në kuzhinën qendrore në QKUK”.
Ndërkaq, në interesimin tonë se cili është kualiteti i ushqimit?
Nga Sektori i Ushqimit dhe Servimit në QKUK, na janë përgjigjur se “Kualiteti i ushqimit definohet në bazë të karakteristikave organo leptike, vlerave ushqyese, siguria dhe shumëllojshmëria (sepse ushqimet e plotësojnë njëri tjetrin)
Ne nga Sektori i Ushqimit u shërbejmë pacientëve të gjitha llojet e frutave dhe perimeve, përfshirë avokado, të gjitha llojet e mishrave, 5 lloje të ndryshme të peshqve (koc, levrek, trofta, tuna dhe sardina), disa lloje të supave, sallata, jogurt, qumësht, etj. Të gjitha ushqimet janë të kontrolluara dhe pranuara, nga inspektorët sanitar (nga AUV), inspektorët e tregut dhe para se të pranohen si lëndë të para, kontrollohen nga komisioni dhe vazhdojnë tutje në përpunim”, thekaohet në përgjigjen e Sektorit të Ushqimit dhe Servimit në QKUK për “Raporto24”.
Duke ditur faktin se ushqimi që servohet në QKUK, është më specifik, duke marrë për bazë edhe sëmundjet dhe trajtimin e tyre, e që natyrisht kërkojnë edhe kujdes në ushqim, Sektori i Ushqimit dhe Servimit në QKUK kanë thënë se “Ushqimet kontrollohen nga Nutricistja dhe stafi tjetër përgjegjës, por bashkëpunojmë ngushtë me stafin e klinikave, doktorët dhe kryeinfermierët për kërkesa për produkte specifike, sepse sëmundjet janë të ndryshme, dhe kanë specifika të ndryshme, për rrjedhojë edhe ushqimi duhet të jetë konform diagnozës”.
Duraku për ushqimin në QKUK: Nëse dikush ka nder dhe fytyrë do e rregulloj këtë