No menu items!

QKUK: Për nëntë muaj, mbi 68 mijë pacientë morën shërbime mjekësore në Klinikën Emergjente

Mbi 68 mijë pacientë kanë kryer shërbime dhe ekzaminime mjekësore, në kuadër të Klinikës Emergjente, në nëntë muajt e parë të këtij viti, duke e bërë institucionin më të ngarkuar dhe me shumë punë, në Kosovë.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 7 mijë e 224 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë nga klinikat përkatëse të QKUK-së, kurse janë kryer edhe  995 operacione emergjente mjekësore, thuhet në njoftim të SHSKUK.

Numri i vizitave sipas profileve mjekësore

-16 mijë e 602 pacientë në dhomë të Reanimimit
-20 mijë e 502 pacientë në dhomën Internistike
-11mijë e 341 pacientë në dhomën e Kirurgjisë
-14 mijë e 398 pacientë në dhomën e Ortopedisë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.