​Qytetarët në ditën e 39-të të protestës në Tiranë përballë Kryeministrisë

Në kryeqytet ka vijuar për të 39-tën ditë radhazi protesta e qytetarëve, e cila nisi kundër investimit në Zvërnec dhe në vijim u publikuan edhe kërkesa të tjera nga nismëtarët.

Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë bërë thirrje për largimin e klasës së vjetër politike.

Me pankarta në duar, ata kërkojnë gjithashtu, ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë bërë thirrje për vijimin e protestës në mënyrë të qëndrueshme, ndërsa në ditët e fundit tubimi është zhvendosur edhe në formë marshimesh në disa prej akseve kryesore të Tiranës.

Në protestën e sotme fjalimet e protestuesve janë fokusuar përveç kërkesës për largimin e Kryeministrit Rama edhe tek koncerti i Kanye Ëest.

“Kini pak kujdes me festivalin se është një kurth. Në kohën që ne nuk kemi një paracetamol në spital, harxhojmë 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për një festival. Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, tha një protestues.

Një tjetër protestues u shpreh se “hapin thesin dhe japin 4 mln euro për një njeri, ndërkohë që ka talente shqiptare dhe nuk i paguajnë”.

Aktivisti Edison Lika, u kërkoi qytetarëve që të bojkotojnë koncertin e Kanye Ëest në Tiranë.

“Në këto momente kur Shqipëria ka 39 ditë që është bllokuar nga protestat që kanë hyrë në shtëpinë e secilit prej nesh, duket se kryeministrit Edi Rama i kishte ardhur një urgjencë. Atij i duhej të akordonte 4 milionë euro për koncertin e Kannye Ëest.Kjo qeveri që ka akuzuar protestuesit për anti-semitizëm, fton një këngëtar anti-semit të ndaluar në shumicën e vendeve të Europës. Tani ai do paguajë edhe 4 milionë euro për t’i mundësuar koncertin. Ky vend ka kaluar tërmete dhe ne nuk i kemi pasur 4 milionë euro t’ja dërgojmë njerëzve të prekur”, tha Lika

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU