No menu items!

Qytetari në Han të Elezit e dorëzon në polici kuletën që e gjeti në rrugë, në të kishte mbi 600 euro

Qytetari në Han të Elezit, M.Th. 51 vjeç, ka dorëzuar në polici një kuletë që e kishte gjetur në qytet, ku kishte 615.12 euro, një zinxhir dire dhe dokumente personale.

Ato i janë kthyer pronares, L.L., ndërsa policia e ka falënderuar qytetarin për aktin shembullor.

“Më 08 qershor 2025, rreth orës 19:15, qytetari M. Th, 51 vjeç, nga fshati Paldenicë dorëzoi në stacionin policor në Han të Elezit  një portofol që e kishte gjetur në këtë qytet. Në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë, u konstatua se në portofol ndodheshin 615.12 euro, një zinxhir dore dhe dokumente personale. Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i L.L. Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe paratë iu kthyen me procesverbal. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin M. Th, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.