Një qytetar nga Istogu ka dorëzuar në Stacionin Policor në Istog një kuletë të gjetur në qytet, në të cilën ndodheshin 320 euro para të gatshme dhe dokumente personale.
Policia ka bërë identifikimin e personit të cilit i kishte humbur kuleta dhe e ka ftuar në stacionin policor. Kuleta, së bashku me të hollat dhe dokumentet, i është kthyer pronarit.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin përmes një komunikate për media