No menu items!

Rama e quan Thaçin ‘shqiponjë’: Serbia u mund me armë dhe zgjuarsi diplomatike nga Hashimi me shokë

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij të gjatë në Kuvend ku po diskutohet për draft-rezolutën që dënon sulmin terrorist në Banjskë, ka përmendur edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në qendrën e Paraburgimit në Hagë, raporton Gazeta Sinjali.

Rama tha se Serbia u mund për gati çerek shekulli me armë dhe zgjuarsi diplomatike nga Thaçi dhe shokët e tij.

Hashim Thaçi është një shqiponjë që edhe në kafazin e Hagës, i pengon jo pak koka politike apo të polizituar shqiptarësh të mendojnë të lirë se si duhet ta fitojnë luftën diplomatike me Serbinë që u mund me armë dhe zgjuarsi diplomatike nga Hashim Thaçi me shokë që ngritën botën në këmbë me pushkët e tyre.

Prandaj shumëkush andej dhe disa këndej janë gati ta djegin për pleshtin e urrejtjes së tyre jo thjeshtë jorganin e sigurisë së Kosovës bashkë me jorganin e sigurisë së Shqipërisë, por të djegin dhe procesin e formësimit të plotë të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, i cili kalon vetëm dhe vetëm përmes shtegut të vështirë të dialogut të normalizimit dhe paqes përfundimtare me Serbinë, krah për krah me aleatët tanë strategjikë  – SHBA dhe BE – dhe asnjë shteg tjetër”, tha ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.