Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka hedhur akuza ndaj menaxhmentit të Kompanisë Regjionale të Mbeturinave ‘Pastrimi’, duke i cilësuar si të paaftë dhe të papërgjegjshëm.
Përmes një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, Rama thot se Ndërmarrja ‘Pastrimi’ tashmë është para falimentimit për shkak të keqmenaxhimit.
“Kompania ‘Pastrimi’ është drejt falimentimit për shkak të keqmenaxhimit. Kjo ndërmarrje publike që duhet ta mbajë Kryeqytetin e pastër, është shndërruar në barrë për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjësisë së menaxhmentit”- ka thënë Rama
Kryetari i Prishtinës paralajmëron se nesër, në seancën e Kuvendit Komunal, do të kërkojë ndihmë emergjente financiare, që sipas tij, të mbrojë punëtorët e ndërmarrjes dhe qytetarët.
Ai ka ftuar edhe asamblistët që nesër ta mbështesin këtë propozim të tij