Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë për Richard Attias, organizatorin e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar, që u mbajt për herë të parë në Shqipëri, menjëherë pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Gjatë intervistës, Rama shpalosi vizionin e tij për integrimin europian, zhvillimin e vendit dhe rolin e grave në politikë.
Duke folur për rëndësinë e zhvillimeve të fundit në Tiranë, ai u shpreh:
Rama: Shqipëria, një “Itali e re” në zemër të Europës! Integrimi në BE, ëndrra jonë e përbashkët
ShqiperiGazeta Express24/05/2025 14:54
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë për Richard Attias, organizatorin e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar, që u mbajt për herë të parë në Shqipëri, menjëherë pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Gjatë intervistës, Rama shpalosi vizionin e tij për integrimin europian, zhvillimin e vendit dhe rolin e grave në politikë.
Duke folur për rëndësinë e zhvillimeve të fundit në Tiranë, ai u shpreh:
“Ajo që dua të them është se çfarë ndodhi në Tiranë ishte e paimagjinueshme, deri jo shumë kohë më parë dhe dua t’ju falënderoj shumë ju dhe Institutin tuaj për këtë mundësi të jashtëzakonshme.”
Rama theksoi potencialin e Shqipërisë si një vend unik në rajon, duke e krahasuar me një version të ri të Italisë.
Unë do preferoja një ‘Itali e re’, ku gjen mundësi, ku gjen kënaqësinë e mikpritjes, të ushqimit, por ku nuk e humbet buzëqeshjen. Ne na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia, një mallkim ku, për të qenë i sinqertë, kemi pasur edhe kontributin tonë për shumë e shumë vite dhe shekuj. Ky vend, me një territor shumë të vogël, ku gjen dy dete, male, nëntë lumenj, liqene, është vërtet një vend për t’u vizituar, një vend për të qëndruar, për të investuar.”
Përsa i përket zhvillimit ekonomik, Rama u ndal tek energjia si një nga pasuritë më të mëdha të vendit