No menu items!

Ramush Haradinaj përkujton vëllanë e tij, dëshmorin Luan Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllanë e tij Luanin, i cili ra heroikisht para 28 vjetësh.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i AAK-së thotë se pikërisht më 6 muaj u lind Nana Rukë, e në ditëlindjen e saj, para 28 vjetësh, Luani fitoi përjetësinë.

Me këtë rast, në Deçan dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të ZO të Dukagjinit në Gllogjan, ai nderoi të gjithë të rënët për liri, kujtoi gjenerata të tëra patriotësh e luftëtarësh, mes të cilëve veprimtarin e atdhetarin e madh, Smajl Haradinaj.

“Dhembja dhe malli për të dashurit që humbëm assesi të shuhet. Ky ishte çmimi i lirisë që ata e paguan për ne, e për shumë breza që do të jetojnë të lirë, me dinjitet e krenari, duke kujtuar dhe nderuar heroizmin e tyre”, ka shkruar ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.