No menu items!

Raporti i Progresit: Policia e Kosovës tregoi nivel të lartë të profesionalizmit në rastin e sulmit të Banjskës

Bashkimi Evropian sot ka publikuar Raportin e Progresit. Në një pjesë të raportit, flitet edhe për reagimin e Policisë së Kosovës në rastin e sulmit terrorist në Banjskë.

Raporti i Progresit vlerëson se Policia e Kosovës ka treguar nivel të lartë të profesionalizmit.

“Reagimi ndaj sulmit të shtatorit 2023 në Banjska ka treguar nivel të lartë të profesionalizmit të Policisë së Kosovë. Policia e Kosovës ka rekrutuar dy gjenerata të reja të oficerëve serbë të Kosovës, Prokuroria Speciale ka rekrutuar nëntë prokurorë speciale shtesë. Numri i aktakuzave në rastet e krimit të organizuar është rritur në vazhdimësi.

Ligji i ri për Prokurorinë Speciale bën të mundur ngritjen e ekipeve hetimore multidisiplinare në rastet komplekse dhe ofron një bazë ligjore për njësinë e Hetimit Special të policisë për të trajtuar rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Kosova miratoi një strategji të re për drogën; u bë funksional Observatori Kombëtar i Drogës.

Kosova përmirësoi qeverisjen e migracionit dhe zhvilloi një fushatë informuese për udhëtimin pa viza në BE, e cila hyri në fuqi më 1 janar 2024. Gjithashtu, Kosova miratoi një ligj të ri për Agjencinë e Regjistrimit Civil. Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar janë zbatuar pjesërisht dhe mbeten kryesisht të vlefshme”, thuhet në raport.

Mes tjerash, në raport thuhet se Kosova duhet të ndryshojë ligjin për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit për ta harmonizuar me direktivat përkatëse të BE-së dhe të rritet numri i dënimeve për personat që merren me pastrim parash.

LINKU I RAPORTIT I PLOT👇

https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/kosovo-report-2024_en?

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.