Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është mbyllur përkohësisht pas një kërcënimi me bombë.
“Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin”, thuhet në njoftim.
Ekipet e Raporto24 janë duke përcjell nga afër këtë ngjarje, dhe ju sjellin pamjet në vijim.