Në një grup në Facbook, i cili bën thirrje për bojkotim të produkteve serbe, dikush ka njoftuar se një shtetas nga Kosova i moshës 25-vjeçare është arrestuar në Serbi.
Qytetari Blerton Ademi ka shkruar se bëhet fjalë për një person i quajtur Tefik Sejdiu, që siç shkruan ai , është arrestuar nga agjentë të policisë serbe.
Policia serbe vazhdon terrorin ndaj shtetasve të Kosovës. Tefik Sejdiu i moshës 25 vjeçare u arrestua sot nga agjent të policisë serbe gjatë udhëtimit nëpër Serbi”, ka shkruar ai.
Këto informacione janë akoma të pakonfirmuara, por posa të dalë ndonjë detaj zyrtarisht, Sinjali do të iu mbajë të informuar.