Një zyrtar i Policisë së Kosovës raportohet se është gjetur i vdekur në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.
Sipas Abc News e cila citon informacione të Policisë së Shtetit, rreth orës 08:25 është konstatuar i pajetë shtetasi 35-vjeçar, banues në Prizren, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Bëhet me dije se Policia e Shtetit bëri të ditur se po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e sekuestruar është arma e shërbimit të efektivit, si dhe për sigurimin e të gjitha të dhënave që do t’i shërbejnë dokumentimit të plotë ligjor të rastit


