No menu items!

Rasti i zjarrit në IML,Haxhiu me dyshime: Nuk mund të besoj që dy herë radhazi ndodh djegia dhe kjo bëhet jo nga dora e njeriut

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë intervistës në emisionin “Radar” me Edita Dolin në Radio Dukagjini ka folur për rastin e zjarrit në Institutit e Mjekësisë Ligjore (IML).

Haxhiu tha se të enjten në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar themelimin e një Komisioni Hetimor për këtë rast.

Ajo shprehu dyshimet e saj rreth origjinës së zjarrit në IML, përcjell Telegrafi.

“Dje kam kërkuar në Kuvendin e Kosovës që të bëhet një komision hetimor. Edhe përkundër faktit qe pati djegie në dy zyrat e IML-së, ekspertët na thanë që është për shkak të një defekti që është në sistemin elektrik. Por, më duket pak e besueshme. Nuk mund të besoj që dy herë radhazi ndodh djegia dhe kjo bëhet jo

Tutje Haxhiu theksoi se ka pasur raste në IML kur vrasjet janë raportuar si vetëvrasje dhe anasjelltas.

Kam gjet shumë probleme në IML, por ndër vite janë përcjell shumë probleme në këtë institut. Qysh vrasjet janë bërë vetëvrasje, qysh vetvrasjet janë bërë vrasje, zhdukje të provave, prishje të provave e gjithçka tjetër.

Ministrja ka shprehur mbështetjen e saj për punën e drejtorit të përkohshëm të institutit, duke vënë në dukje se kriminaliteti i brendshëm është një sfidë serioze. Në veçanti, ajo ka përmendur rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, duke sqaruar se edhe pse vetëm tre persona kanë qasje në provat, ende nuk ka të dyshuar konkret.

Nuk kam parë kurrë në jetën time një institucion që ka kaq shumë probleme. E mbështes punën e u.d drejtorit i cili po përpiqet maksimalisht, duket që krimi është aq i madh…ju e dini që mostrat e Astrit janë zhdukur dhe ende s’ka përgjegjës, dhe vetëm tre persona e kanë çelësin, sot s’kemi asnjë person të dyshuar. Nuk mund të paragjykojë sepse do të flasin hetimet për këtë, por do të kemi hetime serioze”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka potencuar se Prokuroria Speciale e ka ftuar atë për të dhënë dëshmi lidhur me rastin, ku i është bërë pyetja se kush është përgjegjës për veprën penale, një përgjegjësi që sipas saj i takon prokurorit që udhëheq rastin

Ju e dini që Prokuroria Speciale para katër ditësh më kanë ftuar mua për të dëshmuar dhe ju ka thënë policëve hetues që të pyesin mua ‘kush janë përgjegjësit për këtë vepër penale?’. Këtë përgjegjësi e ka prokurori i kësaj vepre penale që ta thotë. Ai vendosi që të më pyes mua, e unë po ta dija se kisha prit ftesën për të dëshmuar por e kisha publike vet. Ende s’ka përgjegjësi për këtë. Kemi shkarkuar zyrtarë për këtë rast. Duhet të plotësohet kërkesa e familjes Dehari, duke u ndërruar prokurori i rastit”, ka thënë Haxhiu. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.