No menu items!

Reagon Apple pas ankesave të përdoruesve për alarmet

Apple po punon në lidhje me problemet që kanë klientët e saj për zilet e alarmit në telefonat e tyre iPhone. Kompania lideri në rang global për prodhimin e pajisjeve teknologjike ka konfirmuar se është vënë në dijeni për problemet me të cilat po hasen klientët.

Megjithëse mbetet i paqartë numri i përdoruesve dhe kategoria e telefonave të cilët e kanë këtë problem.

Shumë përdorues të iPhone kanë shfaqur ankesat e tyre nëpërmjet rrjetit social Tik-Tok. Në video por edhe në shumë komente ata shprehen se janë të shqetësuar pasi nuk po arrijnë të zgjohen në kohën e duhur.

Përdoruesit thonë se ka shumë raste që alarmet në iPhonet e tyre ose nuk fiken, nuk aktivizohen fare ose janë në një volum shumë të ulët, saqë gati-gati të pandjeshëm.

“Kjo ka qenë ndoshta dita e tretë ose e katërt radhazi që ora ime me zile nuk është fikur,” tha një përdoruese në rrjetin social Tik Tok.

Një tjetër tha: “Kam vënë re për disa javë rresht se alarmi në telefonin tim nuk është aktivizuar. Me pak fjalë thjesht nuk më ka zgjuar. Kjo po shkakton probleme në matjen e kohës.”

Në një video që është bërë virale me afro 10 milionë shikime në Tik Tok, një përdoruese duke folur për të njëjtën problematikë tha: “Apple po përpiqesh të largosh njerëzit nga puna?!”

Apple tashmë ka krijuar një faqe në internet, e cila udhëzon përdoruesit për kontrollin e volumit të alarmit nëpërmjet opsionit “Sounds & Haptics” që gjendet në “setting”, gjithashtu informon se komandat e tjera opsionale si “fik” nuk janë shkaktare të problemit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.