No menu items!

Reagon Presidentja e Kosovës për rastin e Belgin Jasharit: Akt i papranueshëm për shoqërinë tonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për rastin e sulmit ndaj futbollistit 15-vjeçar, Belgin Jashari.

Ky i fundit u sulmua nga një person në ndeshjen SHF Arsenal – Fushë Kosova të grupmoshave U15.

Për këtë ngjarje të rëndë në futbollin kosovar, ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se ky është një akt i papranueshëm dhe i patolerueshëm për shoqërinë tonë.

Reagimi i saj i plotë:

“Presidentja Osmani dënon ashpër dhunën fizike dhe verbale ndaj futbollistit të ri, Belgin Jashari: Ky është akt i papranueshëm dhe i patolerueshëm në shoqërinë tonë

Reagimi i plotë i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani:

Sporti, urë që lidh njerëzit, jo mur që i ndan!

Dhuna dhe diskriminimi në sport janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj vlerave tona më të shtrenjta: respektit, barazisë dhe dinjitetit njerëzor. Dënoj ashpër dhunën fizike dhe verbale ndaj futbollistit të ri, Belgin Jashari. Ky është akt i papranueshëm dhe i patolerueshëm në shoqërinë tonë.

Çdo i ri duhet të ndjehet i sigurt, i respektuar dhe i barabartë, pa dallim prejardhjeje apo identiteti.

Akte të tilla nuk mund dhe nuk duhet të mbeten pa përgjegjësi. Institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin dhe për t’i ndëshkuar të përfshirët në dhunë dhe fyerje.

Kosova është vend i lirë e demokratik. Dhuna dhe urrejtja nuk do të kenë vend në fushat tona të sportit, as në shoqërinë tonë. Askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin kur cenon dinjitetin dhe sigurinë e të rinjve tanë.

Belgin, ti je pjesë e të tashmes dhe të ardhmes sonë! Kosova është krenare me ty!”, shkruhet në reagimin e Presidentes

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.