No menu items!

Reagon Ridvan Berisha: Presidente ke ndërhy në rastin Pantiq, mirëupafshim në gjyq

Gazetari Ridvan Berisha nuk është tërhequr nga deklarata e tij se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërhyrë në rastin e ish-policit, Dejan Pantiq.

Për këtë deklaratë, presidenca ka paralajmëruar padi ndaj gazetarit Berisha.

Po ashtu, Berisha ka shtruar pikëpyetje nëse “këtë veprim Osmani e ka bërë pa e informuar kryeministrin Kurti”.

“Ju e dini shumë mirë se keni ndërhy në rastin Pantiq dhe kështu u arritë edhe marrëveshja për heqje të barrikadave në veri të shtetit”.

Nëse nuk e keni informuar kryeministrin Albin Kurti për këtë rast, atëherë ç’faj kam unë presidente Vjosa Osmani? Presidente, mirupafshim në gjyq”, ka shkruar Berisha në Facebook. /Express

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.