Real Madridi e ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit në finalen e Ligës së Kampionëve.
Los Blancos përballen me ekipin gjerman në “Wembley” të Londrës sonte me fillim nga ora 21:00, shkruan Gazeta Express.
Nga minuta e parë do të jetë portieri Thibaut Courtois, teksa nuk ka ndryshume nga formacioni i kaluar në Champions.
Real Madridi do ta kërkojë trofeun e 15-të në garën më prestigjioze evropiane për klube.