Furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë në disa pjesë të Prishtinës, Fushë-Kosovë, Obiliq dhe Drenas, për shkak të turbullirës së lartë në kanalin e Ibër-Lepencit.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të shtunën se punimet teknike në kanal kanë shkaktuar turbullirë të madhe, duke pamundësuar trajtimin e ujit për pije sipas standardeve dhe teknologjisë që disponon. Si pasojë, është ndërprerë furnizimi me ujë nga fabrika në Shkabaj, nga e cila furnizohen këto zona.
Në përputhje me standardet e cilësisë së ujit për pije, jemi të detyruar të ndërprejmë punën në fabrikën në Shkabaj, e cila furnizon me ujë të pijshëm Fushë-Kosovën, Obiliqin, Drenasin dhe lagjen Kalabria të Prishtinës (një pjesë). Puna është ndërprerë për shkak të turbullirës së lartë në kanalin e Ibër-Lepencit, që bën të pamundur trajtimin
Ujësjellësi ka theksuar se furnizimi me ujë në lagjet e tjera të Prishtinës do të ndikohen minimalisht. Ata kanë shtuar se do të informojnë publikun për çdo ndryshim dhe përmirësim të gjendjes.