No menu items!

Reduktime të ujit në pjesën dërmuese të kryeqytetit, KRU ‘Prishtina’ njofton për orarin

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për reduktime të ujit në pjesën dërmuese të Prishtinës, që do të nisin sonte në ora 23:00, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, reduktimet nuk i përfshijnë objektet vitale qendrore në qendër të kryeqytetit dhe lagjen dardania.

“Për shkak të mosfunksionimit të ITU Shkabaj, si pasojë e turbullirës në liqenin e Ujmanit, respektivisht kanalin e Ibër Lepencit, ju njoftojmë që për shkak të shpërndarjes së barabartë të ujit, me reduktime janë pjesa dërmuese e Prishtinës nga ora 23:00-04:00 përveç objekteve vitale qëndrore në qendër të kryeqytetit dhe Dardania.

Po ashtu, vështirësi në furnizim me ujë të pijshëm kemi edhe në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Derisa me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë edhe fshatrat e Podujevës të cilat furnizohen nga gypi i gizës fi 300 mm.” – thuhet në njoftim.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.