No menu items!

Refuzohet ankesa e Kurtit për gjobën prej 250 eurosh për refuzim të dëshmisë në Prokurori

Gjykata Themelore në Prishtinë- kolegji shqyrtues i gjyqtarëve, ka refuzuar ankesën e Kryeministrit Albin Kurtit për gjobën prej 250 euro, e cila iu shqiptua për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit për rastin e rezervave shtetërore.

Kështu kanë bërë të ditur burime të “Betimi për Drejtësi” brenda Qeverisë.

Lidhur me atë nëse kanë pranuar vendimin e Themelores dhe në rast se e kanë kryer pagesën e gjobës, “Betimi për Drejtësi” ka tentuar të kontaktojë me zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” vazhdimisht ka kërkuar nga Gjykata dhe Prokuroria përgjigje lidhur me rastin e gjobës ndaj Kurtit, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Më 2 prill 2025, kryeministri Kurti tha para gazetarëve se nuk duhet të mërziten kur ai dënohet ndonjëherë. Këtë deklarim, ai e bëri pasi u pyet për gjobën e Gjykatës Themelore në Prishtinë

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kishte urdhëruar Kurtin që të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit më 4 mars 2025, në ora 10:00, në PSRK. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.