No menu items!

Rënie e temperaturave në fundjavë, shi kohë pas kohe

Vranësirat do të dominojnë përgjatë ditës së shtunë.

Reshjet e shiut gradualisht përfshinë vendin që nga orët e para të ditës, duke vazhduar kohëpaskohe përgjatë ditës, lokalisht me intensitet mesatar.

Duke shkuar nga mbrëmja reshjet pritet të pushojnë pjesëve perëndimore e qendrore të vendit e të vazhdojnë lokalisht pjesëve lindore.

Fryn erë më e ftohtë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 5-11m/s.  Temperaturat maksimale pësojnë rënie të theksuar në 12C e 15C.  Minimalet në mëngjes zbresin në 9C e 11C.

Reshjet pushojnë ditën e diel, derisa vranësirat shpërndahen më vonë duke shkuar nga mbrëmja.  Ditëve të para të javës së ardhshme, mbeten kushte të paqëndrueshme me mot të ndryshueshëm, sa me kalime vranësirash, intervale me diell, e orëve të pasdites me mundësi për zhvillime rrebeshesh shiu.  Temperaturat shënojnë rritje, prej 13C e 14C të dielën deri në 19C e 20C nga e hëna.  Minimalet zbresin deri në 5C e 6C.  Erërat frynë kryesisht nga krahu verior të lehta dhe mesatare 5-11m/s.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.