No menu items!

Reshjet e vazhdueshme të borës, raportohet se të gjitha rrugët në Kosovë janë të hapura

Në disa zona të Kosovës po vazhdojnë reshjet e borës, derisa nuk mungojnë ankesat e qytetarëve për rrugë të papastruara nga bora.

Megjithatë, nga Ministria e Infrastrukturës kanë thënë se të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura dhe të kalueshme.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë duke intervenuar në mënyrë të vazhdueshme, që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme.

“Reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të ketë reshje edhe në ditët në vazhdim. Ekipet e mirëmbajtjës janë në teren dhe janë duke intervenuar vazhdimisht në mënyrë që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme.

Sipas raportimeve nga tereni të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura. Ju lutemi që të keni kujdes gjatë vozitjes duke respektuar rregullat dhe përshtatur kushteve klimatike. Do të jemi vazhdimisht në gatishmëri që rrugët tona të jenë të hapura për lëvizjën sa më të lehtë për ju”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Mes tjerash, ai iu ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes gjatë vozitjes

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU