No menu items!

Reuters: Britanikët po e ruajnë kufirin Kosovë-Serbi me ndërrime 18 orëshe

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” raporton se trupat ushtarake britanike po patrullojnë me vigjilencë të shtuar në kufirin Kosovë-Serbi për të parandaluar futjen e armëve ilegale në Kosovë.

Ky patrullim vjen për shkak të shqetësimeve të shtuara se dy fqinjët mund të futen përsëri në një konflikt të hapur, pasi diçka e ngjashme ndodhi në shtator të këtij viti kur grupe kriminale të armatosura vranë një polic të Kosovës në Banjskë.

NATO pas këtyre ngjarjeve dërgoi trupa shtesë nga Britania e Madhe dhe Rumania.

NATO ka dërguar 1,000 trupa shtesë në Kosovë, duke e çuar praninë e saj në 4,500 paqeruajtës nga 27 vende të ndryshme.

Reuters raporton se tani “ushtarët britanikë po vendosen në turne 18-orëshe për t’u siguruar që asnjë armë apo grup i armatosur të mos hyjë në Kosovë”.

Aktualisht jemi këtu në një patrullë rutinore, e cila ka për qëllim të kuptojmë mënyrën e jetesës në këtë vend, pastaj marrim informatat e nevojshme për çdo aktivitet të paligjshëm ose të dyshimtë që më pas i raportohet KFOR-it (misioni i NATO-s) dhe strukturave tjera më të larta,” tha për Reuters nga kufiri me Serbinë togeri Joss Gaddie nga ushtria britanike.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve raporton se serbët lokal shpeshherë janë përleshur me organet e sigurisë që veprojnë në Kosovë, përfshirë Policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse ndërkombëtare.

Ata refuzojnë të njohin autoritetin e institucioneve të Kosovës dhe madje refuzojnë edhe regjistrimin e veturave me tabela legale.

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka vendosur një afat përfundimtar më 1 dhjetor për rreth 10,000 automjete me targa ilegale që të kalojnë në tabela ilegale ose do të përballen me dënime të rënda.

Një kërkesë e ngjashme shkaktoi dhunë vitin e kaluar./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.