Rruga që shpie drejt pikës kufitare në Merdar është rihapur për qarkullim pas përfundimit të bllokadës së përkohshme që ishte vendosur nga qytetarë serbë në territorin e Serbisë.
Lajmin e ka konfirmuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMF) të martën në mbrëmje.
Qarkullimi tashmë është i lejuar në të dy drejtimet. Luten të gjithë pjesëmarrësit në trafik të qarkullojnë me kujdes të shtuar, për shkak të sigurisë dhe mundësisë së vonesave të lehta”, thuhet në njoftimin zyrtar të QKMF-së.
Bllokada kishte nisur rreth orës 18:00 dhe kishte shkaktuar ndalje të përkohshme të qarkullimit përmes një prej pikave më të rëndësishme kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Autoritetet më herët kishin bërë thirrje për shmangien e kësaj pike dhe përdorimin e alternativave të tjera kufitare, njofton Telegrafi.