Në Suharekë janë rikthyer disa nga vatrat e zjarrit.
Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
Ai ka thënë se kudo që po paraqitet nevoja po intervenohet.
“Zjarret sërish janë aktive në disa pjesë të Zonës Industriale. Me të gjitha kapacitet tona, kudo ku po paraqitet e nevojshme po intervenojmë. Duhet ta kemi parasyshë që bashkë mund t’ia dalim përballë kësaj situate”, ka shkruar ai.
Muharremaj ndërkaq në një video tjeter ka publikuar edhe pamje nga intervenimet e zjarrfikësve në këto zona.