No menu items!

Rikthehet Blloku B2 i termocentralit “Kosova B

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B2 e termocentralit “Kosova B” është rikthyer me sukses në operim.

Sinkronizimi me rrjetin energjetik është realizuar më 10 prill rreth orës 23:39 dhe aktualisht njësia po operon në mënyrë të qëndrueshme dhe brenda parametrave teknikë normalë, ka thënë KEK.

“Ky rikthim në operim është rezultat i angazhimit të jashtëzakonshëm të punëtorëve dhe menaxhmentit të termocentralit ‘Kosova B’, të cilët kanë punuar pa ndërprerje për sanimin e defektit dhe vënien në funksion të njësisë. Fillimisht, rikthimi ishte planifikuar të ndodhte në orët e hershme të mëngjesit, mirëpo pas kryerjes së provës hidraulike u evidentua nevoja për eliminimin e disa rrjedhjeve shtesë në kaldajë, çka kërkoi një fazë shtesë të ndërhyrjeve teknike”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Vetëm një nga 7 blloqet e dy termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka qenë në funksion gjatë së mërkurës. Blloku B2 me kapacitet prej 250 megavatësh ka dalë jashtë operimit mëngjesin e hershëm të së mërkurës shkaku i një avarie./Indeksonline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.