No menu items!

Rita Ora del me një sqarim për media: Flamuri mu dha nga një fans, kur dola nga skena e kuptova që ishte i Serbisë

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka reaguar pas videos e cila po qarkullon, ku ajo shihet me flamurin serb në një koncert në Hungari.

Ajo ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet e përfaqësonte.

Rita Ora është shprehur se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena.

Tutje, Rita tha se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte që të mos e respektonte trashëgiminë e saj ose të mërziste popullin dhe familjen e saj

Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo Hungarez”.

“Përderisa  i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzitja popullin tim ose familjen time”, ka thënë Rita Ora për Klanin.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.