No menu items!

Rita Ora thotë ‘e bukur’ për Dua Lipën, entuziazmohet kur përmendet se janë shqiptare

E bukur” është komenti që këngëtarja me famë botërore e me rrënjë nga Kosova, Rita Ora, ka pasur për bashkëvendasen, po ashtu me famë ndërkombëtare, Dua Lipën.

Në emisionin e Andy Cohenit, Rita dhe Dj Diplo, kanë komentuar disa figura të njohura botërore që u shfaqeshin në ekran, përfshirë këtu edhe burrin e saj Taika Waititi, për të cilin tha “perëndi e seksit”.

Kur doli fotografia e Dua Lipës, Rita u shpreh shkurt “e bukur”, ndërsa DJ amerikan shtoi “shqiptare” duke nxitur reagimin e Ritës, e cila u entuziazmua duke thënë “Yeaaaah”.

Rita Ora dhe Dua Lipa, më herët është raportuar se nuk kanë raporte të mira me njëra-tjetrën, madje se as nuk flasin mes vete.

Rita Ora ka komentuar edhe fytyra tjera të njohura si Justin Bieber, Snoop Dogg, Cardi B, Sia dhe Carrie Fisher. Aty u shfaq edhe Post Malone për të cilin është përfolur se ka pasur aferë në të kaluarën.

Momentin kur flet për Dua Lipën, e gjeni prej minutës 1:15.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.