No menu items!

Rizvanolli: Nëse vazhdon konflikti Rusi-Ukrainë, çmimi i rrymës do të rritet

Ministrja e Ekonomisë, Artan Rizvanolli, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që t’i miratojnë masat emergjente në sektorin e energjisë.

Në seancën ku po shqyrtohet vendimi i Qeverisë për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë, Rizvanolli, ka thënë masat emergjente kanë dhënë efekt pozitiv, ndonëse tha se rritja e çmimit të energjisë po vazhdon të ngrihet për shkak të luftës në Ukrainë.

 “Edhe pse kriza ishte thelluar qeveria përmes subvencionimit me dy alokime me 20 milionë euro dhe fushata vetëdijësuese kanë dhënë efekte pozitive. Prodhimi i energjisë është më stabil mirëpo vjetërsia e termocentralit Kosova A dhe B konsiderohet rrezik për furnizim me energji. Qeveria ka dhënë subvencionim shtesë 90 milionë euro. Lufta në Ukrainë ka shkaktuar rritje të çmimit në naftës dhe gazit. Çmimet vazhdojnë të rriten në bursë. Këto çmime vazhdojnë të rriten për shkak të luftës në Ukrainë. Ju bëjë thirrje miratimin e masave emergjente në sektorin e energjisë”, tha ajo.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.