Rodri, shtylla e Spanjës drejt finales së Botërorit

Mesfushori i Spanjës, Rodri, është një nga lojtarët më të rëndësishëm në rrugëtimin e kombëtares drejt finales së Kupës së Botës, ku spanjollët do të përballen me Argjentinën.

Sipas një analize të ESPN, mesfushori i Manchester Cityt ka rikthyer formën e tij më të mirë pas një dëmtimi të rëndë në gju, duke u shndërruar në boshtin e lojës së skuadrës së Luis de la Fuentes.

“Rodri është shtylla e mesfushës që bën gjithçka të funksionojë”

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, e cilësoi Rodrin si lojtarin kyç të ekipit pas fitores ndaj Francës në gjysmëfinale.

“Rodri është shtylla e mesfushës që bën gjithçka të funksionojë. Ai sjell ekuilibër në ekip, përdor pak prekje të topit, rikuperon topa dhe është shumë i rëndësishëm për idenë tonë të lojës.”

Sipas ESPN, paraqitja e Rodrit ndaj Francës ishte vendimtare, edhe pse nuk u pasqyrua me gola apo asistime..

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU