Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Edona Llalloshi, ka bërë të ditur se ka gati këngën e re.
Përmes disa fotografive të postuara në Instastory, këngëtarja ka treguar se këngën e ka përfunduar e tani po xhiron videoklipin, shkruan IndeksOnline.
Ani pse është zgjedhur deputete, ky post nuk po e pengon Edonën fare në karrierë.
Ajo vazhdimisht është e pranishme në koncerte e ahengje të ndryshme, e edhe me këngë të reja për adhuruesit e muzikës së saj.