No menu items!

Romano zbulon lojtarin e Real Madridit që ka filluar bisedimet për marrëveshje të re

Fabrizio Romano ka raportuar në Twitter se Real Madrid po shqyrton situatat kontraktuale të disa prej lojtarëve të tyre kyçë pas suksesit në sezonin e kaluar.

Pas arritjeve së marrëveshjes me Luka Modric dhe Lucas Vazquez dhe situatës së Nachos, vëmendja tani është drejtuar te Dani Carvajal.

Romano njofton në Twitter: “Pas Modric dhe Lucas Vazquez, Real Madrid po pritet të zgjidhë edhe situatën e Nachos. Klubi gjithashtu do të fillojë bisedimet për një marrëveshje të re me Dani Carvajal”.

Dani Carvajal acting like a fine wine
“Klubi është shumë i kënaqur me paraqitjet dhe angazhimin e tij në fushë. Kontrata e re e Carvajal do të jetë një temë për të diskutuar gjatë muajve të ardhshëm”.

Madridi planifikon të fillojë bisedimet për një kontratë të re me Carvajal, duke e vlerësuar kontributin e tij të vazhdueshëm dhe paraqitjen e shkëlqyer në fushën e lojës.

Carvajal, i cili ka shënuar golin vendimtar në fitoren e fundit të Ligës së Kampionëve, vazhdon të jetë një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe një figura e rëndësishme në ekipin e Madridit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.