Cristiano Ronaldo i ka bërë të qarta ndjenjat e tij pasi Lionel Messi deklaroi se dyshja “nuk janë miq” pas fitores 2-1 të Inter Miami ndaj Portos në Kupën e Botës për Klube të enjten.
Argjentinasi 37-vjeçar luajti shumë mirë në fitoren e Inter Miamit dje (19 qershor) dhe i ktheu vitet pas me një goditje dënimi mahnitëse për t’i dhënë skuadrës së tij fitoren e parë në Kupën e Botës për Klube 2025.
Pas ndeshjes në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta, argjentinasi foli me anëtarët e medias të mbledhur në ambientet e brendshme të stadiumit, me një gazetar që e pyeti për rivalin e tij të hershëm, Ronaldon, i cili nuk është në turneun e kësaj vere.
“Konkurrenca me të ishte në fushë”, deklaroi Messi për D Sports. “Secili prej nesh donte të bënte më të mirën për ekipin tonë. Natyrisht, si gjithmonë, gjithçka mbeti në fushë”.
“Jashtë fushës, ne jemi dy njerëz normalë. Nuk jemi miq, sigurisht sepse nuk kalojmë kohë bashkë, por gjithmonë e kemi trajtuar njëri-tjetrin me shumë respekt”.
Sigurisht, Messi dhe Ronaldo janë dy lojtarët më të mirë të 20 viteve të fundit dhe kanë fituar 13 Topa të Artë së bashku – Messi ka tetë ndërsa Ronaldo ka pesë.
Mbrëmja e kaluar nuk ishte hera e parë që Messi ka diskutuar për marrëdhënien e tij me Ronaldon.
Në vitin 2017, Messi i tha gazetës MARCA : “Nuk e di nëse do të bëhemi (miq). Miqësia ndërtohet duke kaluar kohë së bashku dhe duke u njohur me njëri-tjetrin”.
“Ne nuk kemi asnjë lidhje, kryesisht sepse shihemi vetëm në ceremonitë e ndarjes së çmimeve, dhe kjo është e vetmja herë që flasim”.
Gjithçka është në rregull, por jetët tona nuk kryqëzohen shumë shpesh”, kishte potencuar argjentinasi.
Pra, çfarë mendon Ronaldo për Messin?
Epo, portugezi ka folur për lojtarin e Inter Miamit në disa raste, duke shprehur respektin e tij për të, megjithëse ai prapë pohoi se ata nuk janë “miq”.
Duke folur në vitin 2023, Ronaldo shpjegoi: “Nuk i shoh gjëra të tilla (si rivalitet), rivaliteti ka ikur. Ishte mirë, spektatorëve u pëlqeu”.
https://rumble.com/v6tup2p-cristiano-ronaldo-speaks-about-lionel-messi.html
Ata që e pëlqejnë Cristiano Ronaldon nuk kanë pse ta urrejnë Messin dhe anasjelltas. Ne kemi bërë mirë… kemi ndryshuar historinë e futbollit. Ne jemi të respektuar në të gjithë botën, kjo është gjëja më e rëndësishme”.
“Ai ka ndjekur rrugën e tij dhe unë kam ndjekur timen, pavarësisht nëse ka luajtur jashtë Evropës. Nga ajo që kam parë, ai ka qenë duke luajtur mirë, dhe unë gjithashtu”.
“Trashëgimia jeton, por nuk e shoh rivalitetin në atë mënyrë. Ne e kemi ndarë skenën shumë herë, ishin 15 vjet. Nuk po them që jemi miq, nuk kam ngrënë kurrë darkë me të, por jemi kolegë profesionistë dhe e respektojmë njëri-tjetrin”, kishte thënë Ronaldo. /Telegrafi/