Kombëtarja e Portugalisë mbrëmë shënoi fitore 3:0 në miqësoren e fundit para Euro 2024 kundër Irlandës.
Cristiano Ronaldo shënoi dy gola mbrëmë duke konfirmuar formën e tij edhe pse në moshën 39-vjeçare, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, ylli i Al Nassr shprehi emocionet e tij për udhëtimin drejt Gjermanisë për ndeshjet e Euro 2024.
“Nuk kam edhe shumë vite në futboll, më duhet ta shijoj.
“Jam i dashuruar pas futbollit. Çdo ndeshje është speciale për mua, imagjinoni në Euro me Portugalinë, është një ëndërr, sikur të jem 20-vjeçar”, u shpreh Cristiano Ronaldo
Kujtojmë që Portugalia është në grup me Republikën e Çekisë, Turqinë dhe Gjeorgjinë./Indeksonline/