Cristiano Ronaldo i është kthyer golit dhe buzëqeshjes. Portugezi ishte protagonist në fitoren me përmbysje 3-2 të Al Nassr ndaj Al Shababit.
“Kampionati vazhdon të përmirësohet dhe viti i ardhshëm do të jetë më i mirë. Pak nga pak, mendoj se kjo ligë do të jetë ndër pesë më të mirat në botë, por kërkon kohë, lojtarë dhe infrastrukturë. Por unë mendoj se ky vend ka potencial të jashtëzakonshëm, ka njerëz të jashtëzakonshëm dhe e ardhmja do të jetë fantastike”-tha Ronaldo.