Në një intervistë të ndjerë dhe plot humor në emisionin “E Diell”, këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi ndau historinë e veçantë të dashurisë së prindërve të saj. Ajo rrëfeu se lidhja e tyre nuk u pranua nga familja e nënës, pasi gjyshja nuk e pranonte babain e saj si dhëndër, shkruan Gazeta Sinjali.
Për shkak të kësaj, babai i Rozanës e rrëmbeu nënën pa bekimin familjar, duke sfiduar paragjykimet dhe traditat.
Rozana kujtoi me humor momentin kur gjyshi i kishte pyetur babain nëse dinte këngë partizane, një kriter që ndikoi në refuzimin e lidhjes së tyre. Megjithatë, dashuria e tyre mbijetoi dhe u forcuar, madje edhe në kohën kur nëna e Rozanës ishte shtatzënë me motrën e madhe, Andetën. Kjo histori e veçantë tregon fuqinë e ndjenjave që mund të përballojnë pengesat më të mëdha.