No menu items!

Rrahja mes gjashtë të rinjve në Prizren: Ky është i dyshuari kryesor që përfundoi në ndalim policor(Foto)

Gazeta Sinjali raportoi sot për një përleshje fizike që ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje, në rrugën “Nazim Buduri” në Prizren, ku janë përfshirë gjashtë persona që dyshohet se u kapën për shkak të një mosmarrëveshje që disa prej tyre kishin me viktimën, 31-vjeçar. Katër prej tyre përfunduan në Polici, teksa dy të tjerë kanë arritur të ikin.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që përfundoi në ndalim policor si i dyshuar kryesor për këtë rast është Lindi Rogova, 21-vjeçar, i cili dyshohet se planifikoi rrahjen dhe për pasojë u fut në telashe me Policinë.


Sinjali mëson se Rogova po dyshohet se bashkë me tre shokë të tij, e sulmuan fizikisht viktimën 31-vjeçar, të cilit i shkuan deri te vendi i punës për shkak të një problemi të mëhershëm, që kishin pasur mes vete.

Por në rrahje u përfshinë edhe dy persona të tjerë, të cilët ndërhynë derisa të dyshuarit po ushtronin dhunë ndaj të riut. Ata i dolën në ndihmë familjarët të tyre, por që u futën edhe vet në sherr.

Posa rasti është denoncuar në Polici, një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes, bashkë me Autoambulancën, me ç’rast viktima mori trajtimin mjekësor.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit prej 48 orësh ndaj të dyshuarit, i cili edhe në stacion policor dyshohet se tentoi ta sulmojë sërish viktimën.

Rugova do të hetohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, kurse veprimet e tjera do të ndërmerren brenda afatit ligjor.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.