No menu items!

Rrahja në fabrikën ‘Ferronikeli’: Ky është punëtori që e sulmoi fizikisht menaxherin

Konfliktet në vendet e punës janë incidente goxha të shpeshta që ndodhin në biznese të ndryshme në Kosovë. Mosmarrëveshjet për punë shpesh eskalojnë edhe në kanosje e përleshje dhe për pasojë përfundojnë si raste në Polici. Kështu po dyshohet se ka ndodhur edhe së fundmi në fabrikën “Ferronikeli” në Drenas, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një menaxher i kësaj kompanie e ka denoncuar në Polici një punëtor, për të cilin ka raportuar se e ka sulmuar fizikisht për motive akoma të panjohura.

Sinjali mëson se i dyshuar është G. B., 33-vjeçar, ndaj të cilit kanë nisur hetimet në drejtim të dy veprave penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.

Posa rasti është denoncuar në Polici, i dyshuari dhe viktima janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me incidentin që ka ndodhur.

Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

“Pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (menaxher i kompanisë ). I dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU