Një incident i rrallë ndodhi sot në qarkoren e Shkupit, ku disa persona, pas një konflikti trafiku, përfunduan në një përleshje brutale fizike.
Videoja, e cila zgjat rreth tre minuta dhe është regjistruar nga kalimtarë e rastit, tregon të paktën pesë burra duke goditur njëri-tjetrin me shufra metalike, shkopinj druri dhe grushte, raporton Alsat.
Disa nga pjesëmarrësit kanë bluza të grisura dhe lëndime të dukshme.