Një rast i rrahjes është raportuar në Obiliq.
Atje katër të mitur janë rrahur mes vete, kurse njëri ka pësuar lëndime të rënda nga therja me thikë.
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Obiliq 29.06.2025-1945.Raportohet se pas një mosmarrëveshje katër të dyshuar, të mitur meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti, ku njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore nga therja me thikë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt.