Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur për një përleshje në mes të dy grupeve në Fushë Kosovë, ku sipas njoftimit dy të dyshuarit meshkuj kosovar i kanë sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj kosovar, shkruan Raporto24.
“Gjatë përleshjes dyshohet se njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në ajër por pa lëndime, me ç’rast në vend- ngjarje është gjetur në gëzhojë dhe një pistoletë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.