No menu items!

Rrahmani mungon me Napolin, shkak Kosova

Amir Rrahmani nuk do të luajë për Napolin këtë të diele ndaj Empolit, në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A.

Kjo pasi Rrahmani ka marrë ftesë nga Kosova për ndeshjen ndaj Izraelit, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Ai do të jetë i pranishëm për napolitanët për ndeshjen e së mërkurës ndaj Union Berlinit në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe më pasë do të marrë rrugë për Prishtinë.

Përndryshe, ekipi ku luan Vedat Muriqi, Mallorca ka shtyrë ndeshjen me Cadizin, për shkak të mungesës së sulmuesit.

Kujtojmë, që UEFA ka planifikuar për të dielën rikuperimin e ndeshjes së vlefshme për kualifikueset evropiane ndërmjet Kosovës dhe Izraelit , fillimisht të planifikuar për 15 tetor dhe më pas të shtyrë për shkak të çështjeve të sigurisë të lidhura me konfliktin. Kështu Garcia do të humbasë Rrahmanin për ndeshjen ndaj Empolit

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.