No menu items!

Rritja e rasteve me Covid19, ShSKUK urgjentisht furnizohet me Oksigjen

Infektimi i vrullshëm i personave me Covid19 në vendin tonë, ka bërë që Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës (ShSKUK), të furnizohet urgjentisht me Oksigjen.

Prokurimi ka bërë me dije se ky institucion shëndetësor ka nënshkruar kontratë me një operator ekonomik, lidhur me këtë furnizim.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Medical Group” Sh.P.K, shkruan IndeksOnline.

Vlera e përgjithshme e kontratës ka kushtuar hiç më pak se 518 mijë e 400 euro.

Tutje, bëhet me dije se kohëzgjatja e kontratës është bërë për 1 vit.

Vlen të përmendim faktin se ditëve të fundit dukshëm është rritur numri i të infektuarve me Covid19.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 raste të vdekjes, derisa 2 mijë e 541 raste të tjera kanë dalë pozitiv. Aktualisht në Kosovë janë 23 mijë e 845 raste aktive me Covid19

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.