Rrustem Mustafa: Koalicioni për Normalitet me PDK-në është kalim drejt zhvillimit

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka ripërsëritur mbështetjen e tij për një koalicion ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një statusi në Facebook, Mustafa ka shkruar se “Koalicioni për Normalitet” me PDK-në do të shënonte kalimin nga politika e krizave te ajo e zhvillimit, maturisë dhe përgjegjësisë shtetërore.

“Koalicioni për Normalitet me PDK-në shënon kalimin nga politika e krizave te ajo e zhvillimit, maturisë dhe përgjegjësisë shtetërore. Është zotim për institucione funksionale, aleanca normale ndërkombëtare dhe fokus në mirëqenien e përditshme të qytetarëve tanë”, ka shkruar Mustafa./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU