Ish-komandanti i UÇK-së dhe i Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka përkujtuar me nder dhe respekt bashkëluftëtarin dhe heroin e kombit, Bedri Bajrami.
Në një postim në Facebook, Remi ka shkruar:
“Në përjetësi me nder – Bedri Bajrami
27 vjet më parë, sy më sy me armikun, u shndërrove në përjetësi.
Emri yt rritet çdo ditë në histori dhe në zemrat tona.
Nderime të përhershme, hero i kombit!”
Kujtimi për Bedri Bajramin mbetet i gjallë ndër breza, si simbol i sakrificës, trimërisë dhe luftës për liri./Raporto24/


