Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, ka zhvilluar një takim në Kodrën e Trimave, ku është pritur nga banorë dhe artistë të estradës kosovare.
Në një postim të tij, Mustafa ka bërë të ditur se takimi është mbajtur në oborrin e Dritonit dhe Muhametit, duke theksuar atmosferën e ngrohtë të pritjes.
Ai ka deklaruar se “arti i bashkon njerëzit”, ndërsa zëri i artistëve, sipas tij, “i jep forcë ndryshimit”,shkruan Mustafa ne facebook trasmeton Raporto24
Mustafa ka shtuar se çdo takim dhe derë e hapur përfaqëson, sipas tij, mbështetje për Partinë Demokratike të Kosovës, duke kërkuar “fundin e krizës dhe fillimin e normalizimit institucional të vendit”. Partia Demokratike e Kosovës
Në fund të postimit të tij në rrjete sociale, ai ka përdorur edhe hashtagët e fushatës së PDK-së.
Video👇🎥





