No menu items!

Rudari: Vendim skandaloz e arsyetim tepër banal nga Gjykata e Apelit!

Avokati Naim Rudari ka reaguar në lidhje me një vendim të Gjykatës së Apelit, ku sipas tij në një rast të gjykuar gabimisht nga Gjykata Themelore në Pejë, Gjykata e Apelit tani vërteton aktgjykimin DËNUES të gjykatës së shkallës së parë edhe pse çështja është përfshirë me PARASHKRIM ABSOLUT të ndjekjes penale.

“Gjykata e Apelit arsyeton kinse “në këto situata duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një vepër penale, ZBATOHET ligji i cili ka qenë në fuqi në momentin e ndërmarrjes së VEPRIMIT të FUNDIT””, ka thënë Rudari.

Pra, sipas tij, me qëllim të fshehjes së parashkrimit absolut të ndjekjes penale, rikualifikojnë veprën penale duke marrë për zbatim ligjin i cili nuk qenë në fuqi në kohën e pretendimit të kryerjes së veprës penale e po ashtu aplikojnë ligjin më të DISFAVORSHËM për kryesit.

Ai thotë se nga Gjykata e Apelit tani është shkelur një nga parimet fundamentale të drejtësisë pra Zbatimi i ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale dhe ligjit që është më i favorshëm për kryesin.

“Gjyqtarë të Gjykatës Supreme të Kosovës, ju lutemi mbroni parimet e drejtësisë dhe të drejtat e qytetarëve nga vendimet e pa drejta e të qëllimshme të gjyqtarëve. në këtë çështje ka disa palë të dëmtuara por jo siç është gjykuar!”, ka thënë avokati./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.